17 janar 2015 – Ndërsa ministri Tahiri dhe prokuroria shqiptare bënin garë me njëri-tjetrin se kush do të merrte meritat e kokainës së Xibrakës (spiunuar nga gjermanët), në Leçe, Roja e Financës bllokoi një furgon dhe një veturë shoqëruese të furgonit.
Pas kotrollit të furgonit u sekuestruan 612 kile kanabis i ambalazhuar në pako të mëdha dhe 21,5 kile hashash.
Ngarkesa sapo kishte zbarkuar nga një gomone oqeanike e ardhur nga Shqipëria. Finacierët të mbështetur nga dy motovedeta dhe një helikopter arirtën të interceptojnë edhe gomonen, që transportoi drogën.
Finacierët italianë arrestuan tre italianë dhe një shqiptar (lindur në Durrës dhe banues me dokumente të rregullta në Itali), si transportues dhe shoqërues të furgonit me drogë.Në një konferencë shtypi mbasditen e së hnës financierët italianë do japin më shumë hollësi për këtë opercion.
U paditën penalisht në gjendje të lirë, edhe tre persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





