• Konsideron bukurosh z. Sali Berisha dhe seksi z. Ramush Haradinaj, duke i nominuar për kovën e akullit

DURRËS, 21 shtator 2014 – Ledi Vokshi, këngëtarja dhe modelja shqiptaro-amerikane nga Durrësi, është një nga një artiste e famshme (celebrity), që ka arritur të transmetohet në MTV (me klipin më të fundit  Insane; kliko në: http://www.mtv.com/artists/ledi-vokshi). 

Ngjarje më vete për shou-bizin shqiptar është fakti se Vokshi ka kanalin e saj  vevo (një shoqëri e përbashkët e koroporatave diskografike  Universal Music Group (UMG), Google,  Sony Music Entertainment (SME) dhe  Abu Dhabi Media), duke deklaruar: “Më gëzon fakti se jam e para artiste e muzikës shqiptare që posedon një kanal të vetin, i cili mbron të drejtat autoriale të çdo projekti tim muzikor”.

Diskografi

  1. Femër Biz-i  
  2. Çuna si ti Durrësi ka plot
  3. Your Fucking Style
  4. Gabimet ndodhin çdo herë 
  5. O djalë  (xhiruar në Durrës dhe Nju Jork)
  6. T’i dhashë
  7. Materialiste    
  8. Pretendent

Info

Vendlindja: Durrës. 30 vjeçe, lindur më 12 prill 1984.

Ledi Vokshi u largua në vitin 1995 nga qyteti i Durrësit në Long Ajlend, Nju Jork SHBA.

Ajo thotë se ka këmbëngulur tek babai i saj piktor qe t’i vizatonte shqiponjën në kurriz, krenare qëe është shqiptare; nuk i pëlqen të fshehë kurrë origjinën e vet dhe nuk i pëlqejnë as ata që bëjnë një gjë të tillë.

Ka marrë pjesë në koret e shkollës, në klasat e vallëzimit, ka qenë nxitëse tifozash, kurse private, ka studiuar në Konservatorin e Long Ajlendit.

Është beqare. 

Në vitin 2004 u përfshi në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut në konkurse bukurie.

Në vitin 2005, në bashkëpunim me  Vagabondi-n realizoi remix-in  Goca si ty Durrësi ka plot / Çuna si ty Durrësi ka plot, që u bë hit në Shqipëri, ndonëse pa video-klip, thjesht në audio (shih poshtë tekstin e kënduar nga Vokshi), duke kënduar në dialekt.

Ka disa pjesëmarrje në festivale në Kosovë dhe Tiranë.

Konsideron bukurosh z. Sali Berisha dhe seksi z. Ramush Haradinaj, duke i nominuar për kovën e akullit (kliko: http://www.youtube.com/watch?v=VMuNHsTB6wg ).

Është femër e lirë, provokuese dhe njëkohësisht besimtare, duke u mbuluar për Ramazan.

Është shumë e lidhur me qytetin e saj të lindjes, Durrësin dhe me familjen.

Në vitin 2012 ka nxjerrë albumin  Independente.

Ja teksti i këngës  Çuna si ti Durrësi plot

“S’e di pse meritokam / Unë kët’ sjelljen tënde!/ T’kam ndejt ty peq e lal, /M’ke trajtu si hale. / I bjen vetes mbrapa,/ Për mu hiç s’ke gale./ Ti, i zgjuti i botës,/ Mu më qun budalle!/ Ndryshim shum’ i madh/ Prej at’ ditë që m’propozove./ M’premtove kët’ atë,/ Por ti shpejt harrove,/ Ti tuj dal’ me shok’,/ Unë rri e thaj lotët./ Kurr’ s’e shof mo diellin,/ Ma ke mbyll’ gjith’ botën./ E mbaj mend kur m’pritshe,/ Dilja unë nga shkolla,/ Mun aty ke cepi./ Më dinak se bolla,/ Gjarpër shumë i keq,/ M’helmove mu me fjalët./ U hiqshe çun i mirë,/ Nga ata më të rrallët./ Filloshje me mashtrimet/ Pa hy mir’ ke  Benzi,/ Ke ai me letra fallco,/ Që më vonë ta mori shteti./ Rren’ e rren’ mbas rrene,/ E shkreta un’ të besova./ Bona un’ t’pabomen:/ Me rrugaçin u martova!/ E shkreta, t’kijsha ty/ Sikur kijsha botën!/ Ku ta dijsha unë/ Se do ma bojsh gropën,/ Se do ma shkurtosh jetën?!/ Gjallë ma ke bo vorrin,/ E kam shpirtin plagë,/ S’ka çfar’ t’boj doktori./ Ti kur del me kurva,/ Pse e heq telefonin?!/ Plus ma ke gozhdu/ Atë derën e ballkonit;/ S’kam un’ t’drejt të flas/ Me asnjërën e asnjonin,/ Veç se ti ke t’drejt/ Si t’jesh ti Al Kaponi!/ Ti s’je Al Kaponi,/ As je Don Zhuani,/ As nuk je Herkuli,/ As nuk je Tarzani!/ Se kur vjen te seksi,/ Ti the ishe mjeshtri./ Ti i vogël shumë,/ Se mjeshtri është ai tjetri!/ Çuna si ty Durrësi ka plot./ Në qoft’se ti mendon/ se je i vetmi,/ atë e ke kot!”.

/përgatiti: th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/