Moderator i “The Voice” ka mini-shpërthyer përmes një postimi në IG, ku siç duket, i frymëzuar nga filmi kandidat për Oscar, “Spotlight”, gjeti momentin të dalë hapur kundër mediave shqiptare.

Moderatori i Top Channel, me pak fjalë, merr si shembull historinë e një grupi gazetarësh investigativë amerikanë, të cilët me punë e përpjekje arritën të trondisin themelet e kishës katolike, pasi zbuluan skandalin e abuzimeve seksuale që priftërinjtë e kishës së Bostonit, u bënin fëmijëve.

I fejuari i pronares së Top Chanel, për gazetarinë e filmit thotë se është e vërteta, ndërsa sipas asaj që shkruan, mediat online, që me gjasë i referohet denoncimit të gazetarit Mane pak kohë më parë mbi lidhjen e jashtëligjshme të energjisë në banesën e tij… këtë gazetari ai e përçmon!

Nuk dihet se për çfarë arsye moderatori shprehet hatërmbetur me mediat shqiptare, por reagimi i prezantuesit të bën të reflektosh… Në fakt, e gjitha kjo është si një thirrje për gazetarët shqiptar që kërkojnë të shkruajnë për të, më parë ato duhet të bëjnë një kërkim, se ndoshta ashtu si kolegët amerikanë mund të gjejnë të vërteta, të cilat ashtu si tek “Spotlight”, mund të trondisnin themelet e TCH.