Prej disa vitesh bashkëjeton me një nga femrat më të pasura në Shqipëri, është mjaft i njohur si moderator dhe është mëse e kuptueshme kur të gjithëve na shkon mendja se ai është shumë i pasur.
Por mesa duket kjo gjë nuk qenka e vërtetë dhe këtë e ka deklaruar, vetë ai i pyetur nga “Thumb”. Ai është pyetur nëse do të pinte një shishe alkool për 100 milionë lekë dhe ka thënë se 100 milionë është shifër e madhe.
"Për 100 milionë lekë? Është një vlerë shumë e madhe. Po t’i kisha nuk do rrija këtu në këto momente. Nuk kam aq lekë. Me llogari jam në borxh”tha ai.
Por jo kaq. Ledioni ka zbrazur xhepat dhe ka treguar se kishte vetëm 7000 lekë të reja.