1 qershor 2015 – Nga salla e "Top Fest 12", të cilin po e drejtonte për herë të fundit, Ledion Liço i ka lejuar vetes që të kalonte kufijtë e shakasë.

Duke “kopjuar” një shprehje që prezantuesja Alketa Vejsiu e thotë shpesh në spektaklet e saj, Ledioni tha se mbi të gjitha ai falënderon "atë pa të cilën nuk do ishte asgjë e mundur, Vera Grabockën”.

Dyshja Vejsiu dhe Grabocka nuk kanë lidhje fare me Top Fest-in, por Ledioni i ka përdorur për të bërë humor. Nga batuta e tij, në sallë pati të qeshura, por ndoshta jo të gjithëve i ka pëlqyer ajo çka ai tha.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/