Ai është një moderator mjaft i suksesshëm dhe i dashur për publikun. Por jo vetëm kaq, Ledion Liço është pëlqyer nga publiku edhe për look-un e tij.

Sot ai ka treguar një anë tjetër të tij, një foto e publikuar në rrjetet sociale të librezës së tij të antarësisë në Bibliotekën Kombëtare që nga viti 2002, tregon një nga pasionet e hershme.

 “Falenderoj Zotin për vitet e kaluara”, shkruan ai dhe duket kaq i vogël në foto.

Ndoshta kjo është arsyeja që Ledioni është kaq i suksesshëm dhe asnjëherë nuk ngurron të tregojë për veten, madje është ndër personazhet shqiptarë më të hapur ndaj publikut.