Ledion Liço i ka të rralla daljet televizive dhe në intervistën e tij të fundit nuk mund të mungonin pyetjet për “Big Brother VIP”.

Ai tha se muajin e parë e kishte ndjekur në detaje dhe ishte fiksuar. Edhe pse e pranoi se e ka një të preferuar, Ledioni vendosi mos të na zbulojë asnjë emër.

“Absolutisht e kam ndjekur! Muajin e parë pata një periudhë fiksimi, edhe pse janarin e filluam të gjithë si lehtshëm. Muajin e parë e gjeja veten si kufomë përpara një ekrani, e shikoja edhe gjëra të vogla, larjen e enëve nga dikush. Është fiksues, është i pashmangshëm. Unë pastaj vendosa me kast, sepse të merr kohë. “Big Brother”-in e sheh si tifoz”.

Mes të tjerash, ai zbuloi edhe një surprizë për ditën e diel.

“Këtë fundjavë, ditën e diel, ata të Big Brother-it do të bëjnë një program radiofonik nga shtëpia e Big Brother-it. Që do të dëgjohet në Top Albania Radio”, tha Liço, i cili duke qeshur shtoi: “Ata do të jenë një test për të parë nëse Wake Up-in vitin që vjen do e keni prapë ju”.