19 shtator 2015 – Siç tashmë është bërë e ditur, Rudina Xhunga nuk do të shfaqet më të hënave në Top Channel me emisionin e saj “Shqip”. Hapësirën e saj duket se do e marrë Ledion Liço.

“Panorama Plus” shkruan se prezantuesi i “Big Brother”, i fejuar me vajzën e dytë të pronarit të ndjerë të “Top Channel”, Sara Hoxha, pritet të fillojë një format të ri televiziv në orën kur transmetohej programi i Xhungës.

Por Liço nuk i “hyn në hak” vetëm Xhungës, por edhe Alban Dudushit. Këtij të fundit i merr drejtimin e “Mag”, që transmetohej si pjesë e emisionit “Top Show”.

/portali DurresLajm/