Të dy djemtë gëzojnë një miqësi prej shumë vitesh me njëri-tjetrin. Emisionet të cilët kanë prezantuar së bashku, kanë qenë gjithnjë të suksesshme. Por djemtë kanë dhe të veçantat e tyre. 

Ashtu siç është përfolur gjatë, Ledioni dhe Sara kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, ndërsa lidhja e Enos me Antea Palin, nuk është komentuar shumë.

Në këtë pikë qëndron Ledioni, ai që bën një informim më të mirë për publikun. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, Ledioni i ka uruar Atenas ditëlindjen, duke i thënë se vajzë më të mirë se ajo Eno nuk mund të gjente. 

 “Gëzuar ditëlindjen Atena Pali! Gocë më të mirë për Eno Popin nuk ka! Paç fat zemra” – shkruan Ledioni në profilin e tij.

Në ndryshim nga Eno Popi i cili është më i rezervuar dhe më i tërhequr në rrjetet sociale, Ledioni nuk lë rast po bërë publik.