18-vjetori i Top Albania Radios duket se ka kaluar mrekullisht dhe ka dhuruar shumë surpriza për publikun. Në fakt festa ka dy ditë që është mbajtu por vetëm sot janë bërë publike foto të saj.
Lajmi i parë që erdhi nga festa ishte pajtimi i Ledionit me Arbanën dhe Xhemin ndërsa lajmi i dytë dhe më pikanti ishtë se i fejuari i trashëgimtares, Sara Hoxha, ka djegur shaminë e beqarit.
Atmosfera festive i ishte besuar stafit të Portokalli dhe në momentin kur Salsano Rapi ka qenë duke kënduar këngë të Shqipërisë së mesme, prezantuesi i “The Voice”, i kërkoi kolegut të tij të këndojë “Shaminë e beqarit”. Por, Salsano nuk ka dashur të nxitohet dhe i është përgjigjur se duhet të marrë leje nga “e madhja” (Vjollca Hoxha). Siç tregojnë të pranishmit, në këtë çast Presidentja e Top Medias është ngritur duke qeshur dhe të gjithë ia kanë marrë valles, shkruan “Who”.