Programi që riktheu Arbana Osmanin në ekran, “Në një javë”, i cili prej 5 javësh transmetohej të shtunave në mbrëmje në “Top Channel”, është spostuar në një tjetër ditë.

Moderatoren Arbana Osmani, sipas “Info Media”-s, nuk do ta ndiqni më të shtunën, por të dielën në fashën e orarit të “Portokallisë”.

Kolegu i saj Ledion Liço është ai që do të shfaqet në ekran të shtunën me programin e tij “The voice of Albania”.