Listës së pjesëmarrësve të pakënaqur i është shtuar dhe Beatrix Ramosaj, por ndryshe nga të tjerët ajo ashtu sikundër edhe Noizy, është ndierë e ofenduar për shkak të batutës së Ledionit Liços duke thënë se ajo "këtë vit nuk është më e virgjër".
Por në ndryshim nga Noizy i cili nuk ishte i pranishëm ,Beatrix ka dashur të repilikojë për këtë batutë, por nuk ka qenë e mundur pasi Ledioni i ka mbyllur mikrofonin.
Të gjitha këto nuk e kanë ndalur bukuroshen e muzikës, pasi ajo opinionin e saj e ka shprehur në rrjetet sociale.
“Batuta e Ledionit cinike dhe cheap, për disa shikues më shumë ofendon për te 2 vit radhazi dinjitetin tim, si femër po ju them stop. Duke qenë se pretendohet të jetë një show me përmasa botërore, nuk i fiket mikrofoni një artisti kur ka për të thënë diçka. Liria e fjalës apo jo?! Falenderoj Alban Ramosaj për emocionet që me dha mua personalisht dhe që ngriti një salle në këmbe me performancën e tij live”. – shkruan këngëtarja duke u renditur në radhët e të pakënaqurve ndaj këtij organizimi.





