Ledio Beqja ka premtuar se Teuta do të rikthehet sezonin e ardhshëm edhe më e fortë, pasi këtë sezon Teuta nuk arrit të fitonte asgjë. Beqja shprehet se ky ishte një sezon për t’u harruar dhe tashmë synimet janë për të ringritur dhe të arrin sërish te trofetë.
Sa keqardhje keni që nuk arritët asnjë objektiv në këtë fundsezoni?
Ne do të rikthehemi, jam i sigurt për këtë. Do të rikthehemi edhe më të fortë. Sigurisht, ne nuk dëshironim që të ndodhte diçka e tillë. Edhe për ne lojtarët ka qenë shumë e vështirë ta mbyllesh sezonin pa asnjë trofe dhe mos të arrinim në Europë, por dua them që kemi qenë dhe të pa fat në disa ndeshje, por rëndësi ka që ekipi shmangu “play out”.
Gjatë kësaj periudhe do të jeni në pushim absolut. Do të punoni individualisht?
Natyrisht që po qëndrova disa ditë pushim për një periudhë të caktuar, pasi ishte e nevojshme, por stërvitjen e kam nisur dhe po vazhdoj me ritme të larta për të qenë gati kur të fillojmë me ekipin.
Si e shihni skuadrën në sezonin e ri?
Teuta me mbështetjen e drejtuesve ia ka dalë të fitojë të gjithë trofetë në vite dhe do të rikthehet sërish të jetë aty. Jami kënaqur me ambientin në klub, qytetin dhe gjithashtu shokët e ekipit. Normalisht që synimet e Teutës janë të jetë sa më lartë. Dihet që klubi synon gjithmonë majat dhe objektivi do të jetë që të jemi sa më lart.
Një sezon i mirë edhe për ju në aspektin personal, si e shihni të ardhmen?
Unë jam në kontratë me Teutën dhe do të jem bashkë me ekipin në këtë sezon për të tentuar të bëjmë mirë. Shpresoj që të bëhet një punë e mirë për ndërtimin e skuadrës dhe të kemi mundësi të ndërtojmë një grup konkurrues. Kategoria Superiore këtë sezondo të jetë shumë e vështirë, pasi ka ekipe me emra të mëdhenj. Do të tentojmë maksimumin. Besoj që ka qenë sezoni i mirëpër mua, por tanimë me një ecuri të mirë rikuperuese për sezonine ri do të jem pranë ekipit për tëdhënë kontributin tim.
Çfarë u premtoni tifozëvedurrsakë?
Nuk jam një lojtar që bëj premtime para kohe. Premtimi im i vetëm është që do të jap më tëmirën, si në stërvitje, ashtuedhe në ndeshje. Të tjerat dot’ia lë fushës dhe uroj të mëvlerësojnë të tjerët për atë çfarëdo të jap.