Pasditen e sotme një tjetër “përplasje” ka ndodhur mes Eglës dhe Ledjonës, ku kjo e fundit ka përndjekur Eglën në dhomën e gjumit teksa e ka quajtur “njeriu me shpirtin më të kalbur në botë”.
Pas debatit të fortë me Riken, e cila i derdhi pana në kokë Eglës, kjo e fundit teksa ka dalë nga dushi është përfshirë në një debat të ashpër dhe me Ledjonën.
Ledjona: O njeriu me shpirtin më të kalbur në botë. Po ty të erdhi nëna jote dhe nuk ndryshove, nuk reflektove. Si nuk të ndryshoi dhe ajo që është dashuria më e bukur në botë? Si nuk të ndryshoi o njeri i shtirur?