Lidhja e Ledri Vulës dhe Adela Sollakut duket se po i reziston kohës dhe vetëm sa po shkon duke u konsoliduar.
Çifti duket i lumtur si kurrë më parë dhe mbase mbajtja sekret e çdo zhvillimi është çelësi i kësaj lidhjeje të shëndoshë.
Pavarësisht faktit se në rrjete sociale nuk po ekspozohen akoma, paraqitjet publike të tyre janë të pashmangshme.
Prive.al ka siguruar foto të dyshes në një kafeteri ku sikurse secili në epokën e teknologjisë, edhe ata vëmendjen e kanë përqendruar tek telefoni.
Kujtojmë se Ledri me sukses të madh po vazhdon koncertet çdo mbrëmje teksa shumë shpejt priten ‘bombardimet’ e rradhës me Gjikon e Vig Poppan. /Prive.al





