Një nga këngëtarët më të pëlqyer për momentin, ruan një raport të ngushtë me fansat e tij. Respektin dhe dashurinë që fansat kanë për të, ai ia shpërblen në një mënyrë tjetër duke bërë surpriza të ndryshme. 

Rasti më i fundit është ditëlindja e një vajze. Ajo është një fanse e Ledrit dhe madje tortën e ditëlindjes e kishte kërkuar me fotografinë e tij. Surpriza më e madhe në ditëlindjen e saj ishte vetë Ledri Vula, i cili e ka takuar atë dhe e ka uruar për ditëlindje.