24shtator 2015 – Dreka e Bajramit ka bërë bashkë familjen e reperit kosovar Ledri Vula, pranë të cilit është ulur edhe e dashura e tij, vajza e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Theodhori Sollaku.

Tashmë duket se Ledri nuk e fsheh më lidhjen e dashurisë me 25-vjeçaren Adela Sollakun, madje e ka prezantuar vajzën edhe me familjen e tij, raporton Balkanweb.

Lidhja mes reperit kosovar dhe vajzës së ish-kryeprokurorit u përfol në media pak kohë më parë, por Ledri nuk pranoi asnjëherë se ishte lidhur me bukuroshen nga Tirana.

/portali DurresLajm/