Dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, kanë konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre të parë artistik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata njoftuan se projekti muzikor do të publikohet nesër në orën 17:00 në YouTube.
“Disa flasin… ne këndojmë. Nesër”, ka shkruar Xhensila në një postim që shoqërohej me një foto të përbashkët me Ledrin, duke ngritur edhe më shumë kureshtjen e fansave për natyrën e këtij bashkëpunimi.
Lajmi për këtë projekt kishte qarkulluar prej javësh në rrjet, ndërsa tashmë është bërë zyrtar. Kënga pritet të jetë një nga hitet e sezonit, duke sjellë për herë të parë bashkë në muzikë dy artistë të pëlqyer të skenës shqiptare.
