Ledri Vula është ndër këngëtarët më të preferuar të momentit.Por përveçse kësaj, ai ka treguar se është mbi të gjitha një njeri me shumë vlera. Së fundmi reperi nga Kosova ka ndërrmarë një inisiativë tejet interesante.

Ai i ka shfrytëzuar koncertet ku është i ftuar për të përçuar mesazhe shumë të rëndësishme për të gjithë dëgjuesit e tij. Duke marrë shkas nga aksidentet e shumta rrugore që janë registruar ditëve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë, reperi duket se ka vendosur të sensibilizojë qytetarët e pranishëm në koncerte e tij.

Ai u ka bërë thirrje vazhdimisht adhuruesve të tij që të pinë me kujdes dhe që automjetet t’i drejtojnë me shpejtësi më të ulët.

“Nuk është nevoja që askush të nxitohet, të gjithë duhet të kënaqen në vendin e tyre në mënyrë modeste dhe pa dëmtuar të tjerët”,- mësohet të ketë thënë këngëtari, përcjell "Class".

Më herët, Ledri shtyu lançimin e klipit të tij të ri “Mbi Re” me Butën pas aksidentit që ndodhi në hyrje të Prishtinës ku vdiqën katër persona si dhe ngjarjes së rëndë që u regjistrua në një resort turistik në qytetin e Velipojës.

Ai tregoi edhe një herë vlerat e tij si artist, por mbi të gjitha si njeri.