Situata e krijuar në vendin tonë si pasojë e koronavirusit ka bërë që Ledri Vula të ndryshojë datën e publikimit të albumit.

Përmes një postimi në Instagram, Vula njofton se albumin 10/10 që do të dilte më 10 prill, e ka publikuar më shpejt.

“Ky album do të dilte në datën 10 prill. Kam vendosur ta publikoj sonte. Në kohën kur të gjithë jemi të detyruar të qendrojmë në shtëpi, të kujdesemi për veten dhe të afërmit, albumi 10/10 , i cili ka qëndruar me mua për shumë kohë, mendoj që tani e tutje duhet të qendrojë me ju. Vjen koha që ne shumë shpejt do të kthehemi në jetët tona normale, vjen koha që ne do të shihemi e përqafohemi shumë shpejt si gjithnjë”, shkruan reperi në postimin e tij.