Pas ndarjes me bukuroshen nga Tirana, vajza e ish­-kryeprokurorit, Adela Sollaku, reperi nga Prishtina Ledri Vula është lidhur me një vajzë tjetër po nga Tirana. Lajmi i publikuar një ditë më parë fillimisht nga revista Story, i ka vënë në lëvizje mediat për të mësuar më shumë për lidhjen e re të reperit, historitë e dashurisë të të cilit janë komentuar gjithmonë. Pasi ia ka lënë së shkuarës dashurinë me Adelën, Ledri ka nisur një romancë të re me Sara Hoxhën. Siҫ tregojnë burimet konfidenciale revistën "Who", Sara është nga Tirana dhe është mbesa e Telat Agollit, kampionit kombëtar për 20 vjet (1950-­1972) në ngritje peshe, me 99 rekorde kombëtare dhe vlerësuar me shumë tituj: Mjeshtër Sporti, Mjeshtër i Merituar, Nder i Sportit Shqiptar dhe Nder i Sportit të Peshëngritjes në vitin 2010. Ai u nda nga jeta një vit më parë.

Sara jeton në Bremen të Gjermanisë. Ende nuk dihet se si ka nisur kjo romancë, por me siguri gjatë udhëtimeve a koncerteve të shumta të reperit në këtë vend.