Këngëtari i njohur Ledri Vula i ftuar emisionin e Rudina Dembacaj “Mos i fol shoferit” ka folur për jetën e tij personale.

Ylli i hip-hopit shqiptar ka rrëfyer se është ndarë nga e dashura e tij Adela Sollaku duke dhënë edhe arsyen e vendimit.

I pyetur nga Rudina se nëse ishte Ledri që mori vendimin për t’u ndarë apo ishte Adela, ai është përgjigjur se ishte ajo që e la.

Rudina: Me të dashurën e fundit pse u ndave? E ke lënë apo të la?

Ledri: Më la ajo!”

Ndërkohë filloi të këndonte edhe këngën e Florit “Ajo nuk ma la”.

Ndërsa është shprehur se kënga e tij e fundit “U harrum” është një këngë që nuk ka lidhje me jetën e tij personale dhe nuk iu është kushtuar ish të dashurës së tij.

Nuk e di përse sa herë që shkruaj temë për dashurinë e lidhin me jetën personale por nuk kanë lidhje”.