Para disa ditësh, Ledri Vula publikoi projektin më të ri muzikor të titulluar “Prej inati”, një këngë shumë ritmtike, e cila menjëherë pas publikimit ka fituar zemrat e publikut.
Në një video të postuar në Instagram, reperi Vula ka zbuluar se 2 gjyshërit e tij janë fansat më të mëdhenj që ka. Ata kërcejnë nën ritmet e këngës më të re të nipit të tyre.
“Kur jam i lodhur ose pa humor, ndërroj dhomë dhe qëndroj me dy personat më pozitivë në jetën time. Gjyshërit e mi, gjithmonë të gatshëm për të kërcyer me çdo këngë timen.”, shkruan Ledri.





