Ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka kërkuar nga Gjykata e Posacme që ta shpall të pafajshëm. Në seancen e sotme Alla dhe avokatët paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.
“Jam i pafajshem jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizes. I kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim. Kam hequr dore nga biznesi. Nuk pasur përvoja të tjera në administrate. Lashë biznesin tim per t’i shërbyer popullit. Kam marre nga pjesa e familjes time per t’ia vene ne dispozicion popullit”– tha ai.
Në fund të fjales së tij ai iu drejtua gjykatës duke i thënë: Shiheni me kujdes këtë punë. Ndërsa prokuroren e akuzoi se nuk e ka marre në pyetje.
Në përfundim ish kryebashkiakju kërkoi pafajësi. Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetarja Enkeleda Lleshi.
“Nuk kam patur tager me shume se te leshoje urdhra si e deleguara e kryetarit. S’kam pasur dijeni se kush kompani po kryente punimet “- tha ajo.
Sa i takon një përgjimi të prokurorisë me biznesmenin e përfshire ajo tha se kishte folur për shkak të detyrave të tjera .