TIRANË, 14 maj 2013- Kandidati për deputet i LSI për qarkun e Durrësit ka komentuar mbi garën elektorale që pritet të zhvillohet në Durrës më 23 Qershor.
Koka komentoi deklaratat e Ramës mbi Agron Dukën, ish-ministër socialist sot kandidat i PR, aleat i së djathtës si dhe përshtypjet e tij mbi kundërshtarët në qarkun e Durrësit, ata të PD, FRD dhe PS.
Biseda në studion e lajmeve të News24 me gazetaren Ola Bruko në rubrikën ‘Opinion”.
Si e komentoni deklaratën e Ramës mbi Agron Dukën dhe juve, si 2 kunetër që nuk duhet të garoni brenda një aleance politike?
Duka kishte 4 vjet në grupin e punës dhe në biseda me kreun e PS mori vlerësime dhe premtime të ishte në lista. Unë kunat i kam patur dhe 2 apo 3 vjet më parë. Nuk ka qenë kjo arsyeja, kjo e e zotit Rama se z Duka është kandidat i PR dhe sigurisht do bëjë të pamundurën për të qenë deputet i kësaj force politike. Të kuptohemi, në formën më pragmatiste se sot nuk është meritokracia ajo të bën deputet, por sjellja ndaj kryetarit të partisë.
Z. Duka u largua nga PS pasi nuk pranoi të ishte në vendin e 5 në listë në Berat. Sipas jush duhej Duka të largohej nga PS?
Dilemat e një trajneri para ndeshjes janë shumë, që të bëjë formacionin më të mirë për një ndeshje të radhës. Mendoj se Duka dhe disa eksponentë të tjerë të PS do i konsideroja vlera të pamohueshme në këtë parti. Dhe largimi i z Duka me këtë motivacion se dy njerëz kishin lidhje familjare ngjan si para viteve ’90, ku dy kunetër nuk arsimohen në universitet, vetëm njëri po, se nuk marrin dot të dy patentën etj..
Rama shoqerohet nga paranoja dhe frika për një aleancë që mund ta dëmtonte. Por Duka ka kontributitet e tij në PS dhe do jepte vlera në PS.
A quhen tradhëtarë ata që kanë ikur?
Nuk është një gjë e këndëshme, por fenomen që duhet të marrë fund në parlamentin shqiptar. Nuk kemi një raport të drejtpërfaqësimi. Cdokush ka të drejtë të japë kontribut. Por fenomene dhe rastet si me 3 deputetët që bashkuan votat me PD është jomorale
Po këtë gjë bëri dhe z Duka, iu bashkua së djathtës dhe kjo e pamoralshme është?
Janë të ndryshme. Të mandatohesh dhe të ngarkohesh për garë brenda një partie dhe të largohesh e të ikësh në parti tjetër kjo është e pamoralshme. Por të zgjedhësh të hysh në një forcë politike dhe të zgjedhësh të vazhdosh aty është gjë ndryshe.
Sa e dëmtojnë LSI-në dhe PS-në votat që do të marrë Duka në Durrës?
Qarku i Durrësit është shumë i madh dhe duhet të përfaqësohet me 14 deputetë. Por Berisha ka marrë vendime të padrejta dhe përfaqësohet ende me 13 deputetë. LSI është një vlerë në politikën shqiptare dhe një forcë politike që mban mbi vete 800 mijë vota mund të bëjnë dëm, por jo të parikuperushëm.
Mendoj se votat e Malaj, Eltar Deda, etj do të bënin të mundur për një rezultat më spektakolar se ai që pritet për PS në datën 23 Qershor.
Keni frikë nga kandidatët e tjerë në Durrës, Blendi Klosi nga PS, Gazmend Oketa nga FRD, PD?
Është mandati i dytë që unë kandidoj për Durrësin dhe LSI ka një klimë me të vërtetë nga më optimistet dhe mendoj se rezultati do dyfishohet. Mendoj se nga Durrësi do vijnë 2 deputetë nga LSI, vetëm nga Durrësi. Ajo që gjejmë sot në Durrës, jemi një atmosferë komplet optimiste dhe për këtë jemi të bindur. Do kemi rezultat spektakolar.
Analistët e kanë cituar si më të fortin qarkun e Durrësit, pas Fierit…
Jo vetëm në Durrës, por gjendemi në një situatë kur ka deputetë që kandidojnë nën një sigël ndryshe nga ajo cfarë kanë qenë më parë, ndryshe nga më parë.
Mendoni se Oketa i FRD do ju marrë vota?
FRD mendoj se do ulë ndjeshëm numrin e votuesve të PD.
A ka ndikuar Rama në bërjen e listave të LSI?
Unë në dijeninë time nuk besoj se Rama ka të drejtë në bërjen e listës nga LSI po ashtu dhe z Meta në PS. Rotacioni është i domosdoshëm, nuk ka dëm, rrjedhje votash të së majtës por të dyja bashkë do bëjnë të mundur një rezultat të mirë në qarkun e Durrësit.
Marrëveshje nuk ka pasur as për Dritan Priftin? Se në studio të News24 ai akuzoi Metën se i ka kërkuar Ramës mos e përfshijë në listat për deputet të PS?
Nuk jam në dijeni dhe nuk mund të përgjigjem për këtë.
Theksoj se duhet të marrë fund fakti se deputetet zgjidhen nëse i pëlqen kryetarit si flet në parlament apo jo. Kjo e dëmton parlamentarizmin shqiptar.
Përse nuk është në lista Shezai Rrokaj?
Është një kontribut i madh në LSI, dhe sigurisht çdokush ambiciet e tij mund t’i ketë në fusha të ndryshme dhe profesori mendon se e jep kontributin në ato fusha ku e ushtron aktualisht.
Çfarë mendimi jepni që Berisha ka përfshirë dhe aleatët në lista dhe deputetët të PS, ata të ikurit….
Berisha që të fitojë, në listë do lejonte dhe kosovarët e maqedonasit vetëm të fitojë. Është një dëm që po i bën, por dëmi do jetë ndoshta për shumë vite. E patolerueshme që eksponentë të së majtës janë brenda listave të PD. Rotacioni vjen i domosdoshëm si një konsum i domosdoshëm në këto 8 vite, ka ministra që prej 8 vitesh nuk lëvizin nga ministra dhe kjo ka bërë që zinxhiri qeverisës të jetë i kalbur.





