Kandidati për deputet, Lefter Koka, ka vijuar me takimet elektorale, duke u ndalur në lagjen 12 dhe 16 të Durrësit. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e këtyre dy lagjeve, Koka ka ftuar qytetarët të besojnë votën e tyre te Partia Socialiste, si e vetmja alternativë politike që i jep shpresë Durrësit dhe gjithë Shqipërisë që ta shohë të ardhmen me optimizëm. 

“Jemi një ekip i cili është formuar i atillë, për t’i siguruar fitoren Partisë Socialiste. Votoni për Partinë Socialiste, sepse është e vetmja forcë politike që mund ta çojë vendin atje ku ëndërrrojmë, si të barabartë me europianët”, u shpreh Koka. 

Duke u ndalur në investimet që po bëhen në Durrës nga qeveria, Koka tha se: “Durrësi ka filluar ta shohë të ardhmen me shpresë, ta shohë sezonin turistik me besim, i cili është një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë e qytetit”.