Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar sot lidhur me një proteste të disa banorëve në Borsh që kundërshtojnë dhënien e një kullote Bashkisë së Delvinës.
Në një status në faqen e tij në “Facebook”, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun e Durrësit, lëshon edhe një mesazh të koduar për kryeministrin, Edi Rama, të cilin e paralajmëron se nuk do t’ia bëjë favorin që t’i tregojë se cfarë e pret, ndryshe nga sa vepro në vitin 2009.
STATUSI I LEFTER KOKËS
Nga portalet e “Timonierit” u njoha sot me “protesten” e banoreve te Borshit, per pseudomarreveshjen e Ministrise se Mjedisit dhe Bashkise Delvine per t’iu “rrembyer” banoreve malin, pyllin & kulloten!
Ne kohen kur une si Minister Mjedisi propozova transferimin 100% te pyjeve te pushteti vendor, me qellimin e vetem per t’i sjelle ato sa me prane perdoruesit tradicional e fuqizuar ekonomikisht Bashkite e popullaten me kete aset te vyer ekonomik, “Timonieri” habitej se si UNE kisha ne vizionin tim Decentralizimin, se si UNE kerkoja te transferoja e t’i hiqja vetes pushtet, pasi qasja e Kryeministrit eshte Centralizimi i plote i pushteteve
Ne keto 4 vite si Minister Mjedisi kam punuar me perkushtim, qe brezat e ardhshem te jetojne ne nje mjedis te ndryshem nga ai qe trasheguam fale papergjegjshmerise per me shume se 2 dekada.
Ne asnje rast UNE, Forca Politike LSI, kolege te mi Ministra te kesaj force politike qe ne perfaqesojme , nuk mund asesi te benim ne 4 vite qeverisje , aleance kundra qytetareve; ate cka “Timonieri” beri per plot 4 vite me rradhe , duke u perpjekur te verboje qytetaret me shkelqimin e rreme te fasades e propagandes.
Shqiptaret do te ndeshkojne me vote ne 25 Qershor arrogancen, makuterine, hajduterine dhe mashtrimin
Ne fund, dua te te rikujtoj serish vitin 2009, sic bera disa dite me pare, ndaj te ftoj te reflektosh, pasi kete here ndryshe nga atehere, nuk do te ta bej favorin te ta them c’te pret.
#LSIForceePare





