Deputeti i Durrësit i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka ka festuar 54-vjetorin e lindjes.
Në një ambient të ngrohtë, Koka ka festuar mes miqsh të ngushtë e familjarë, ku nuk munguan urimet për ish-ministrin e Mjedisit.
Lefter Koka aktualisht është deputet në mandatin e tij të tretë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në vitet 2003-2007 ka mbajtur postin e kryebashkiakut në Durrës.





