Ministria e Mjedisit ndalon eksportin e qymyrit të drurit.
3 dhjetor 2013- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka firmosur ndalimin e eksportit të qymyrit të drurit.Pas verifikimeve të kryera në terren, strukturat e mjedisit planifikuan marrjen e masave emergjente për të shpëtuar pyjet, ku ndër më të afërtat ishte parashikuar miratimi i projektligjit për ndalimin e eksportit të lëndës drusore të papërpunuar, si dhe qymyrit të drurit.Ministri i Mjedisit, ka pohuar edhe më parë se situata mjedisore është një emergjencë kombëtare dhe kërkon ndërhyrje urgjente.





