Deputeti i Durrësit Lefter Koka, kohët e fundit, i ka rralluar së tepërmi postimet në rrjetet sociale.
Për këtë arsye, ai ka surprizuar jo pak ndjekësit e tij mbrëmjen e sotme, kur ka hequr kostumin e deputetit dhe është shfaqur në një lokal të muzikës tallava përkrah njërit prej emrave më të njohur të kësaj rryme muzikore, Mandit të Nishtullës.
Përkrah fotos që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Koka shkruan: “Me Mandi nishtulles komshiun tim dhe kengetarin me te dashur per njerezit e thjeshte!”





