Ministri Lefter Koka ka shprehur përmes një statusi në Facebook dhimbjen e tij për ndarjen e papritur nga jeta të portierit të njohur të Lokomotivës së Durrësit, Naim Dollakut.
“Miqtë e tu dhe unë s'do të kemi më Portierin tonë, ne s’do të kemi më mikun e dashur, ku netët e gjata diskutonim për pasionin tonë më të madh që ndajmë Futbollin. Durrësi humbi një njeri të çmuar e qytetar të denjë, djali një baba të shkëlqyer, familjarët një njeri të mrekullueshëm e me integritet të lartë”- shkruan Koka ndër të tjera në statusin e tij.
Statusi i Lefter Kokës
Lamtumirë mik i shtrenjtë, Lamtumirë i miri Naim,
Më plagosi thellë ikja jote, mik i imi, mik i durrsakëve!
Miqtë e tu dhe unë s'do të kemi më Portierin tonë , ne s’do të kemi më mikun e dashur, ku netët e gjata diskutonim për pasionin tonë më të madh që ndajmë Futbollin
Durrësi humbi një njeri të çmuar e qytetar të denjë, djali një baba të shkëlqyer, familjarët një njeri të mrekullueshëm e me integritet të lartë .
Fjalët janë tepër, para humbjes tënde
Të qoftë dheu i lehtë Naim





