Pas deklaratave të Monika Kryemadhit, se deputeti Lefter Koka ka qenë ai që ka këmbëngur për ndërtimin e incineratorit të Tiranës, ka reaguar ky i fundit.
Përmes një postimi në Facebook, Koka falenderon me ironi kryetaren e LSI-së, të cilën e quan llogaritare që sipas tij nuk ka kuptuar çfarë ka folur.
Në mbyllje të reagimit të tij, Koka e këshillon Kryemadhin të mos bezdiset pasi 25 prilli do të vijë shumë shpejt.
“Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!
E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!”, shkruan ai.
Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi…
Posted by Lefter Koka on Wednesday, March 3, 2021





