Ndërsa prej rreth një jave, i gjithë vendi ynë ndodhet nën fushën e presionit të lartë, që është shoqëruar me temperatura përvëluese, deri në rreth 40 gradë Celcius, rreziku për rënien e zjarreve në sipërfaqe pyjore mbetet mjaft i lartë.
Duke marrë shkas nga kontributi në terren i të gjithë inspektorëve dhe ekipeve të Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ish-Ministri i Mjedisit dhe aktulisht deputet i Durrësit Lefter Koka ka një mesazh për të gjithë ish-vartësit dhe ish-bashkëpunëtorët, të cilët i quan heronj të heshtur.
“Eshte puna dhe mundi e 100-ra specialisteve e inspektoreve, njerez te devotshem e qe besojne se mjedisi mund te mbrohet me cdo kusht. Jane ekipe te tera ne terren ne Drejtorite Vendore te Pyjeve, ne Inspektoriatin e Mjedisit e Pyjeve, ne Agjensite Rajonale te Mjedisit dhe ato te Zonave te Mbrojtura, qe me mire se kushdo dine se ne mjedis je i suksesshem nese parandalon”, shkruan Koka.
Por ndërsa lavdëron punën e tyre, Koka shigjeton “lulëzimin” e hashashit në vitet 2015-2016, kur ai vetë ishte ministër në kabinetin Rama. Sipas Kokës, beteja me zjarrin humbi për shkak të hashashit.
“Te gjithe juve ish-bashkepunetoret e mi do doja t’ju thoja se po ju mundeni te parandaloni zjarret edhe pse ne 2015-2016 ju u mundet, ju mundi “lulezimi” i hashashit e te vetem perballe ne nuk mund tja dilnim”, shkruan ish-ministri i LSI-së.
Në të njëjtën kohë, Koka nuk lë pa nënvizuar se shumë prej ish-vartësve nuk janë më në punë, pavarësisht profesionalizimit që i karakterizon.
“Ndihem i keqardhur qe disa drejtues me vlera e profesionalizem te larte sot nuk jane me krah jush, por absolutisht ju nuk jeni vetem, si asnjehere me pare ju keni komunitetin lokal e banoret e zonave aleatin me te madh. Nderim dhe vleresim te madh per ju heronj te heshtur.”, shkruan Koka.
Statusi i plotë i deputetit Lefter Koka:
Ne keto dite perveluese Gushti, nuk mund te rri pa vleresuar punen e nje ekipi te tere ne nivel kombetar me te cilet bashkepunova per 4 vite!
Eshte puna dhe mundi e 100-ra specialisteve e inspektoreve, njerez te devotshem e qe besojne se mjedisi mund te mbrohet me cdo kusht. Jane ekipe te tera ne terren ne Drejtorite Vendore te Pyjeve, ne Inspektoriatin e Mjedisit e Pyjeve, ne Agjensite Rajonale te Mjedisit dhe ato te Zonave te Mbrojtura, qe me mire se kushdo dine se ne mjedis je i susksesshem nese parandalon.
Te gjithe juve ish-bashkepunetoret e mi do doja t’ju thoja se po ju mundeni te parandaloni zjarret edhe pse ne 2015-2016 ju u mundet, ju mundi “lulezimi” i hashashit e te vetem perballe ne nuk mund tja dilnim.
Edhe pse puna juaj nuk perben lajm, se lajm e heronj ben vetem lufta me zjarrin, ju siguroj se po i beni sherbimin me te mire vendit, dhe une se bashku me ju duhet te ndjehemi krenare per kete kontribut te vyer qe i po i beni Shqiperise !
Ndihem i keqardhur qe disa drejtues me vlera e profesionalizem te larte sot nuk jane me krah jush, por absolutisht ju nuk jeni vetem, si asnjehere me pare ju keni komunitetin lokal e banoret e zonave aleatin me te madh.
Nderim dhe vleresim te madh per ju heronj te heshtur.





