Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar për herë të parë refuzimin e deputetit të kësaj force politike për Durrësin, Lefter Koka për lënien e mandatit.

"Është zgjedhja e tij, prandaj kërkojmë demokraci. Në demokraci çdo njeri ka të drejtë të bëjë atë që do," tha Kryemadhi në një prononcim për mediat, në protestën e organizuar para Kuvendit.