Pasi 4 këshilltarë bashkiakë të grupit të LSI-së në Durrës thyen vendimin e grupit dhe morën pjesë në mbledhjen e KB-së duke votuar pro buxhetin e vitit 2018, vjen reagimi i kryetarit të degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka.
Në një postim në Facebook, Koka, pasi përmend emrat e 4 këshilltarëve (Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skënder Korriku) që në kundërshtim me vendimin e grupit morën pjesë në mbledhje u thotë atyre: “Ju miqte e mi i keni bere sot nje sherbim shume te keq Durresit dhe bashkeqytetareve tuaj. Nuk ishte ky misioni yne! Ne buxhetin qe u votua sot u harrua se Bashkia ka nje siperfaqe 5 here me te madhe se ajo e 2015-es”.
“Asnje plan per uljen e papunesise, asnje plan per zhvillimin e turizmit, asnje plan per mjedisin, asnje plan per trajtimin e mbetjeve urbane, asnje mbeshtetje apo incentiva per biznesi. Ky nuk eshte Durresi qe duam!”,– e mbyll postimin e tij Koka.
Postimi i plotë i Lefter Kokës:
Sot Grupi i Keshilltareve te LSI mori vendimin mos te jene pjese e votimit te buxhetit 2018 per Bashkine Durres.
Keshilltaret zgjidhen te perfaqesojne zerin dhe interesat e qytetareve dhe eshte detyre e tyre te ngrene zerin e kerkojne nje buxhet social, nje buxhet qe permbush nevojat bazike dhe imediate te qyretareve.
Kete detyre morale ndaj qytetareve sot nuk e permbushen 4 nga anetaret e LSI ne Keshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skender Korriku. Ju miqte e mi i keni bere sot nje sherbim shume te keq Durresit dhe bashkeqytetareve tuaj. Nuk ishte ky misioni yne!
Ne buxhetin qe u votua sot u harrua se Bashkia ka nje siperfaqe 5 here me te madhe se ajo e 2015-es.
Buxheti Bashkise Durres nuk mund te jete buxheti i 3 projekteve miliona eurosh!
36 milione euro sot duhet te shkonin per familjet ne nevoje, per hapesirat e gjelberta te munguara ne kete qytet, per hapesira argetimi publike per femijet tane, per cerdhet e kopshtet e munguara ne Shkozet, Kenete, Spitalle e Njesite Administrative! Per mijera banore qe permbyten cdo vit, per mijera banore qe nuk kane ujin e pijshem ne shtepite e tyre.
Mijera banore ne Njesite Administative, zero buxhet per nevojat e tyre!
Asnje plan per uljen e papunesise, asnje plan per zhvillimin e turizmit, asnje plan per mjedisin, asnje plan per trajtimin e mbetjeve urbane, asnje mbeshtetje apo incentiva per biznesi.
Ky nuk eshte Durresi qe duam!





