TIRANË, 9 tetor 2013- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka urdhëruar të kontrollohen të gjitha lavazhet, nëse janë të pajisura me lejen përkatëse të mjedisit. Në Tiranë ditën e sotme është zhvilluar një aksion i cili do të shtrihet në të gjithë vendin. Inspektorati i Mjedisit ka ushtruar kontroll në lavazhe dhe ka evidentuar 120 të tilla me probleme sa i takon lejes mjedisore. 
Ministri Koka ka firmosur pezullimin e punës për 120 subjektet, deri në pajisjen e tyre me leje përkatëse.