Një prej emrave të përfolur si ministër në qeverinë e ardhshme të Edi Ramës, Lefter Koka, është takuar paraditen e sotme me kryetarin e PS.
Gjatë një prononcimi për shtyp, Koka është shprehur se ka zhvilluar një takim miqësor me Ramën, duke qenë se ka një njohje të hershme me të.
Në lidhje me një post të mundshëm ministror, Koka ka thënë se për këtë gjë do të flasë me LSI-në.
“Ka qenë thjesht një takim miqësor. Me Ramën kam njohje të hershme, kemi qenë që në 2003 ish- kryetar bashkish, të qytetit të Durrësit dhe Tiranës. Shkëmbyen disa mendime për ecurinë e zgjedhjeve që sapo kanë përfunduar. Me sa jam njohur unë grupi i punës po punon për ndërtimin e strukturës së re qeverisëse. Besoj se këto do të jenë diskutime të mëpasshme. Do ta diskutoj tek LSI-ja dhe do t`ju jap përgjigje në ditët në vijim”, u shpreh Koka./b.l





