Mesditën e sotme ish-ministri Lefter Koka u arrestuar me urdhër të SPAK për aferën e ndërtimit të inceneratorëve. Ndërsa në kërkim janë shpallur biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Pyetja është se ku janë këta dy të fundit?

Vendndodhja e tyre ende nuk është gjetur nga policia. Sistemi “TIMS” i nxjerr të dy në Shqipëri, Zoton dhe bashkëpunëtoren e tij.

Abcneës.al mëson se Klodian Zoto në fillim të muajit dhjetor është rikthyer në Shqipëri dhe nuk ka dalë më.  Por nuk përjashtohet mundësia që të dy, Zoto dhe Gugallja të jenë larguar nga vendi duke mos u regjistruar në doganë, por fshehurazi.