Ish-deputeti i Durrësit, Lefter Koka ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano për 69-vjetorin e lindjes.
Në një postim në Facebook, teksa poston një foto të vjetër të tyren, Koka shkruan për Nanon, të cilin e quan largpamës, se mbështeti shoqërinë e hapur demokratike falë vizionit që pati.
Sipas tij, ish-kreu i Partisë Socialiste ka ditur të delegojë pushtetet më mirë se kushdo tjetër, i udhëhequr nga filozofia e tij personale.
POSTIMI I PLOTË
Çdo 16 Shtator nuk mund të kalojë për mua, pa kujtuar vlerat e çmuara dhe largpamësinë e Fatos Nanos. Gëzuar ditëlindjen
Fatosi mbështeti fort falë vizionit që pati shoqërinë e hapur demokratike!
Më mirë se kushdo ka ditur të delegojë pushtet, udhëhequr nga filozofia e tij personale ku dominimi i tolerancës, modestisë dhe bashkëpunimi ishin urat lidhëse edhe me besimin që ai i dha brezit të ri socialist!
Fatosi kontribuoi pa u lodhur në zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë, ndaj të gjithë ne; miq, bashkëpunëtorë e socialistë do t’i jemi ngahera mirënjohës!
Ditë të bekuara paç miku im!