Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi lajmëroi sot se qeveria do të hartojë një ligj të posaçëm strikt që do përcaktojë rregullat për mënyrën se si do mbillet kanabisi për qëllime mjekësore, vendi si dhe mënyrën për të marrë licencën.

Çuçi tha se disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për cdo kënd që do mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme.

“Nuk ka lidhje fare kultivimi i kanabis për qëllime mjekësore dhe kultivimi për qëllime të tjera. Ne do të përgjigjemi për të legalizuar kultivimin dhe përpunimin e kanabis dhe këtë do ta bëjmë me një ligj të veçantë të cilat do të përcaktojmë qartë kushtet që do të mbillet madje edhe vendi. Disiplina me ligj do të jetë strikte dhe nuk do të ketë hapësirë me ata që do të mbjellin kanabis për qëllime të tjera duke abuzuar. Po monitorojmë gjithë territorin e Shqipërisë që kultivimi i kanabis të jetë një fenomen drejt zhdukjes. Momentalisht është koha që fillon edhe mbjellja e kanabis prandaj aksionet e policisë do të vijojnë për të goditur këtë fenomen që ka qenë shqetësues por që po hiqet nga lista e shqetësimeve në sigurinë e Shqipërisë.

90% të vendeve perëndimore e kanë të legalizuar për qëllime mjekësore por edhe për qëllime rekreative, pothuajse gjithë vendet të standartit evropian dhe perëndimor e kanë të legalizuar për qëllime mjekësore dhe industriale”, tha Çuçi.