Legalizmi i të gjitha ndërtimeve në vijën bregdetare të bëra pa leje ku përfshihen shtëpi banimi, vila hotele apo shtesa pallatesh, janë në dorë të Drejtorisë së Zonës së Bregdetit. Kreu i agjencisë së Legalizmit në Durrës, Flamur Gjuzi, thotë se procesi i legalizmit në ish- njësinë e Rrashbullit, një ndër më të mëdhatë në vend, për nga popullsia e sipërfaqja, është në përfundim të procesit të legalizmit. Por legalizimi i  vijës bregdetare nuk kryhet nga kjo agjenci. “ Në fshat ka përfunduar 100% procesi dhe tani vijon  në fshatrat e ish- komunës së Rrashbullit, në Vrinë dhe Xhafzotaj” .

Drejtoria e Përgjithshme ja ka hequr tagrin agjencisë së Durrësit, pikërisht në një zonë ku edhe ndërtimet pa leje, janë thembra e Akilit për bregdetin.

K.H.