Agjencia e Kadastrës ka kallëzuar penalisht në SPAK tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë në Vlorë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Mësohet se shtëtasit Erdet Mandi, Bilbil Aliaj, Renato Beshaj, Denis Metaj, Dorjana Ferati, Anisa Golemi, Bojkena Bani dhe Teuta Meço kanë legalizuar një objekt i cili cënonte xhaminë në Vlorë.
Të kallëzuarit janë drejtori i ASHK, ish përgjegjësa dhe specialistë pranë Kadastrës në Vlorë.
Njoftimi i plotë:
Legalizuan objektin duke cënuar xhaminë në Vlorë
ASHK, kallëzim në SPAK për drejtorin, ish- drejtorin dhe gjashtë zyrtarë të tjerë. Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kallëzon penalisht me akuzën “Për shpërdorim detyre” në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar (SPAK), tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë. Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman.
Të kallëzuarit janë:
Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë
Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë
Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë
Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë
Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë
Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë
Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë
Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë