• Ato më të njohurat

E kush nuk e njeh historinë e “Legally blonde”, me vajzën (Reese Whitherspoon) e veshur me rozë që askush nuk e merrte seriozisht derisa i bindi të gjithë që edhe një bionde simpatike që i kushton rëndësi feminilitetit mund të jetë aq e zonja në fushën e drejtësisë sa kolegët e veshur me kostume të errëta!

Dhe realiteti shqiptar, ai publik, na ofron, pa u lodhur, tre shembuj zonjash dhe zonjushash të afta në profesionin e tyre, por që bien shumë në sy edhe për pamjen, shijen në veshje dhe që sigurisht më shumë sesa një herë në jetë janë thirrur edhe sipas flokëve biondë.

Eni Çobani, një ish-studente e shkëlqyer, pedagoge, është vitet e fundit edhe një nga personazhet më të dashur televiziv me programin “Shihemi në gjyq”.

Irena Kita, juriste në profesion, por një nga fashion bloggerat më të njohura, që gjthashtu ka një eksperiencë televizive në edicionin e dytë të Dance with me.

Arnida Çapi, u bë e njohur kur kandidoi për deputete në partinë e Spartak Ngjelës “Ligj dhe drejtësi” dhe u bë një figurë shumë e komentuar për mospërputhjen e imazhit të saj sexy, me pozicionin që po aspironte. Megjithatë pas kalimit të zgjedhjeve dhe fjalëve, Arnida ka vazhduar karrierën e saj dhe ka fituar disa gjyqe.

Burimi Revista Class