Janë ashpërsuar tonet në seancën parlamentare mes deputetëve të Partisë Demokratike, më konkretisht mes Enkelejd Alibeajt, Tritan Shehut dhe Flamur Nokës.
Tritan Shehu dhe Flamur Noka i kërkuan kryeparlamentares Lindita Nikolla që të diskutoihen në rend dite disa projektligje të propozuara nga Partia Demokratike. Gjithashtu, Noka kërkoi dhe nga Nikolla që të tregojë dokumentin që vërteton se ka kërkuar që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së.
Pasi Nikolla dha sqarimet e saj, ajo i kaloi fjalën deputetes Dhurata Çupi. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetëve demokratë, Shehu dhe Nokës.
Në një moment, Tritan Shehu iu drejtua Enkelejd Alibeajt duke deklaruar se ka falsifikuar dokumentet për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i këtij të fundit, madje duke e ofenduar, “legen”.
Shehu: …ai ka falsifikuar dokumentet.
Alibeaj: Ti je legen, je kokrra e legenit. Të vij atje e ta tregoj kush është falsifikatori. More vesh apo jo. Ta tregoj unë.
Oerd Bylykbashi: Grupi Parlamentar nuk ka marrë asnjë vendim…
Flamur Noka: Apo e vendos ti me Taulantin se kush është deputeti i opozitës dhe kush jo?!
Lindita Nikolla: E kam këtu vendimin e Grupit Parlametar…