25korrik 2015 – Padiskutim, ultrasit polakë janë ndër më famëkeqët dhe më ekstremistët në Europë dhe këtë e kanë shfaqur jo vetëm njëherë, por në disa raste. Dhe, kur flasim për kryeqytetin, pra Varshavën, tensioni është edhe më i lartë.

Të gjithë e mbajnë mend historinë e ndeshjeve me Sëlltikun dhe kur ultrasit u bënë të famshëm për figurën e një derri të madh teksa poshtë shkruhej UEFA=Mafia, apo “Sepse futbolli s’ka rëndësi, paratë kanë!”.

Këto ia kanë drejtuar Mishel Platinise që simbolizohej pikërisht nga kafsha në fjalë (derr), që mbante në dorë një letër me rezultatin përfundimtar të dy ndeshjeve Legia-Selltik (6-1), por polaket u skualfikuan sepse kishin hedhur në fushë një futbollist që ishte i skualifikuar.

Të njohur si racistë dhe ekstremistë, ultrasit e Legias, që parapëlqejnë të vishen me të bardha dhe jeshile, janë edhe provokues gjeopolitikë, pasi nuk kanë ngurruar të përdorin korin “Kosova është Serbi”. Do të jenë dy ndeshje të nxehta për Kukësin, por që do të duhet edhe tifozeria shqiptare në “Qemal Stafa”.