Sekretari i PS për koalicionet dhe anëtari i Kryesisë, Ndre Legisi ne nje interviste per gazeten “Panorama” kritikon përbërjen e ekzekutivit të ri dhe mënyrën se si vendi është qeverisur në këto 100 ditë.

20 janar 2014 – Legisi thotë se një qeveri e zhytur në borxhe nuk mund të jetë kurrë e fortë. I pyetur nëse në qeveri duhet të ishin figurat historike të PS-së, Blushi, Majko, Fino, Xhafaj e Dade, ai thotë se “Nuk më duket veprim i drejtë, ca më pak veprim i mençur, përpjekja e Edi Ramës për të nxjerrë të gjithë jashtë loje e për të ndryshuar me një të rënë të lapsit historinë e Partisë Socialiste. Madje, duke bërë sikur nuk kanë ekzistuar fare në forumet e PS-së njerëz si Nano, Pëllumbi, Meidani, Brokaj, Lakrori, Malaj etj. Kjo mënyrë anashkalimi nuk do ta bëjë Edi Ramën as më të fortë dhe as më të rëndësishëm brenda Partisë Socialiste. Kjo mënyrë anashkalimi nuk do ta bëjë Edi Ramën as më të fortë dhe as më të rëndësishëm brenda Partisë Socialiste. Përkundrazi, ne vlerësimin tim, këto përpjekje nuk janë asgjë tjetër vetëm një karagjozllëk, që më së shumti rëndon dhe dëmton imazhin e Partisë Socialiste dhe vlerat e njohura te saj”- thote ai. 

Legisi thote se pas zgjedhjeve vendore “kam qenë sistematikisht kundër të gjithë praktikës së ndjekur nga miku im Edi Rama”.Ai komenton edhe mosperfshirjen ne listat per deputet te te larguarve nga LSI. “Në të vërtetë mospërfshirja në pushtetin socialist e të gjithë atyre që u larguan nga LSI pas bashkimit me PD, është perceptuar më shumë si një kusht që dikush i vuri Edi Ramës për ta mbështetur që të bëhej Kryeministër. Unë nuk dua ta besoj, por dhe në qoftë e vërtetë, them se ia ka vlejtur”-thote ai.

Ai akuzon Ramen per paburreri me aleatet dhe mosmbajtjen e premtimeve te bera. “I bindur në pabesinë e tij për ta respektuar këtë marrëveshje, dhe i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që unë mbaja para këtyre subjekteve politike, kam refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjen e koalicionit pas fitores.  Unë nuk kisha asnjë fuqi të korrigjoja paburrërinë e Ramës në raport me premtimet e tija, por nga ana tjetër nuk kam qenë asnjëherë një naiv që nuk e kam kuptuar Ramën dhe grupin e tij”-thote ai. 

Legisi i kërkon Ramës të zbatojë statutin për zgjedhjen e kryetarit nga anëtarësia, pasi PS nuk mund të aplikojë modelet që i përshtaten Ramës në rrethana të ndryshme.