Legjenda e Brazilit, Cafu, në një intervistë për shtypin brazilian ka zbuluar se kush është problemi i madh i “Seleçaos”, që nuk ka sukses në Botëror, që pas fitimit të Kupës së Botës në vitin 2002.
“Kam frikë, se sa më shumë të kemi brazilianë që luajnë në Premier League, aq më pak shanse do të ketë Brazili të fitojë Kupën e Botës. Imagjinoni që mediat t’ju ‘lajnë’ trurin çdo javë se jeni më i miri në botë, ndërkohë që jeni jo afër më të mirëve. Unë preferoj La Liga-n, sepse ata kanë mentalitet të lartë për të arritur në finale dhe për t’i fituar ato. Në La Liga ata nuk flasin para kamerave televizive duke thënë gënjeshtra për lojtarët spanjollë apo duke i ngritur në qiell. Ata flasin për futboll atje, jo mit”, tha Cafu.
Ish-mbrojtësi i Milanit, u ndal më pas edhe te krahasimi që i bën anësorit Trent John Alexander-Arnold me të.
“I dëgjova ata duke thënë se mbrojtësi i djathtë i Liverpool-it është në nivelin tim në atë pozicion, mbrojtës i djathtë. Nuk doja të debatoja, sepse e dija se Vinicius do t’i tregonte botës të vërtetën dhe ai e bëri në Paris”, tha Cafu.