Mançester Junajtid barazoi dje 1-1 në fushën e Totenhem, në ndeshjen e parë për këto dy skuadra që prej rifillimit të Premier Ligës.
Totenhem kaloi i pari në avantazh me golin e Berguing, me sulmuesin që depërtoi lehtësisht në mes të mbrojtjes dhe lëshoi një goditje të fortë që edhe pse topi kaloi mes duarve të De Geas, spanjolli nuk arriti ta ndalte.
Pikërisht ky gol i Totenhemit ka acaruar tej mase legjendën e Mançester Junajtid Roi Kin, i cili kritikon ashpër mbrotjen dhe portierin De Gea.
I ftuar në “Sky Sport” për të analizuar ndeshjen Roi Kin tha:
“Ai gol është një gabim i rëndë i mbrojtjes dhe portierit. Tre mbrojtësa dhe portieri mund të bënin më mirë. Jam i lodhur nga ky portier.Unë nuk do t’i lija as në autobuzin e ekipit Meguajërin dhe De Gean, le të kthehen në shtëpi me taksi” përfundoi legjenda e Mançester Junajtid.





