Fitorja mbi Shqipërinë nuk ka heshtur kritikët e kombëtares së Polonisë, të cilët pak ditë pas ndeshjes së Varshavës kanë komentuar me nuanca negative kualifikimin për më tej të kombëtares së tyre. Mes zërave kundër renditet edhe një ikonë e futbollit polak siç është Antoni Szymanowski. “Rrezultati i ndeshjes vlen më shumë se gjithçka tjetër dhe ai ishte pozitiv, por kaq nuk mjafton për të mos kritikuar kombëtaren”, tha 75-vjeçari, i cili ka fituar medalje të argjentë në Lojrat Olimpike dhe ka festuar edhe një vend të tretë në Botërorin Gjermani 1974 me Poloninë.
“Me aq sa e njoh ftubollin dhe mendoj se e njoh shumë mirë unë vura re se Shqipëria ishte mjaft komode me topin në kotroll kundër nesh. Shqipëria ishte skuadra që krijoi më shumë lojë dhe raste për gol. Ne ishim me fat në momente kur ata dështuan të kapitalizonin dy raste të pastra shënimi”, analizoi Antoni Szymanowski. Sipas ish-mbrojtësit të krahut të djathtë të Polonisë, kombëtarja e tij prej vitesh po kalon një periudhë të vështirë. “Mendoj se ne kemi disa vite që nuk po bëjmë lojë argëtuese dhe bindëse. Duhet të pranojmë këtë fakt dhe t’i jemi mirënjohës fatit që kemi edhe një tjëtër shans për të t’u kualifikuar në Botëror”, tha Szymanowski.





