Diego Armando Maradona dhe Ronaldinho nuk e humbin asnjëherë rastin për të krijuar spektakël në fushat e lojës, edhe pse, kush më shumë e kush më pak, janë shkëputur nga futbolli aktiv prej kohësh.Kjo ndodhi edhe në një miniturne të veçantë në Bahrein, ku FIFA synonte të jepte një mesazh për futbollin e ndershëm, e ku legjendat e topit argëtuan qindra të rinj. Ronaldinho, Diego Maradona, Cafu, David Trezeguet apo Valderrama iu rikthyen kohëve të vjetra, kur luftonin në fushë me kundërshtarët, këtë herë në miqësoren e luajtur në stadiumin kombëtar të Bahreinit.
“Burra dhe gra, të gjitha konfederatat bashkë në një fushë futbolli, pasi pikërisht ky është mesazhi: sporti është për të bashkuar”, tha ish-mbrojtësi i Realit të Madridit dhe përfaqësueses spanjolle, Michel Salgado.“Kjo është një ditë e bukur për mua, që më riktheu në lojën që dua më shumë në botë”, tha ndërkohë Zvonimir Boban, ish-mesfushori i Milanit dhe Kroacisë.